Brazil, presidenti Lula da Silva i nënshtrohet një operacioni urgjent në tru

schedule13:28 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 13:28 - 10 Dhjetor, 2024

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva iu nënshtrua një operacioni në tru. Sipas mediave të huaja, ai ndodhet nën kujdesin intensiv pas operacionit urgjent për shkak të një gjakderdhje në tru.

Sipas spitalit ku po trajtohet da Silva, hemoragjia i atribuohet një aksidenti që ai pësoi në muajin tetor në shtëpinë e tij, ku u rrëzua teksa po bënte dush.

Për këtë incident, presidenti brazilian u detyrua të alunonte udhëtimin në samitin e Brics në Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!