Brazil, aksidentohet autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule18:46 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:46 - 5 Korrik, 2024

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u aksidentua, në Sao Paulo në Brazil.

Autobusi ishte nisur nga Itapeva për në Aparecida, një qytet fetar i njohur për numrin e lartë të pelegrinëve që vizitojnë për të parë nga afër Bazilikën e Zojës së Aparecidës.

Të plagosurit u dërguan në spitalet në Itapetiniga dhe në qytetin fqinj të Sorocamba, thanë autoritetet në një deklaratë.

/abcnews.al/