“Bravo Shqipërisë që i besoi Kumbullës, shumë klube po e ndjekin”

schedule16:42 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:42 - 15 Nëntor, 2019

Marash Kumbulla është një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Serie A. 19-vjeçari debutoi si titullar me Veronën dhe Shqipërinë, ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit italian dhe vetëm dëmtimi që ka pësuar së fundmi e detyroi të qëndronte pushim.

Gianni Vitali ka folur rreth situatës së mbrojtësit në një prononcim për Radio Sportiva. Agjenti i lojtarit shqiptar vlerëson besimin që Shqipëria  i ka dhënë, si dhe komenton zërat e merkatos.

“Juric i dha një shans Marashit, i cili është përgatitur shumë për të qenë i gatshëm për Veronën. Ai është i ri dhe po realizon ëndrrën e tij. Kombëtarja shqiptare e ka grumbulluar gjithmonë. E thërrasin prej vitesh me ekipet e moshave. Shqipëria ka besuar tek ai, ndërsa Italia ka bërë zgjedhje të tjera.

E ardhmja? Nuk e mohoj që po monitorohet nga shumë skuadra, është normale që të ngjallë kaq interes. Kumbulla e ka mendjen te Verona, kështu që nuk do të lëvizë në janar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në verë“, përfundon agjenti i mbrojtësit shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!