“Bravo Berishës, priti jo pak”, Handanovic elozhe portierit shqiptar pas barazimit me Torinon

schedule09:30 - 14 Mars, 2022

schedule 09:30 - 14 Mars, 2022

Interi barazoi vetëm në minutën e fundit të takimit me Torinon, me portierin Etrit Berisha që zhvilloi një nga ndeshjet më të mirë të tij në Seria A.

Gardiani shqiptarë bëri disa pritje vendimtare  ndaj lojtarëve si Lautaro, Vidal, Chalhanoglu, ndëera vetëm në fund “thyhet” nga Sanchez.

Për këtë paraqitje të Berishës pas ndeshjes kundërshatri i tij, Handanovic foli për “DAZN” me elozhe për gardianin shqiptarë.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë. Kishim shanset tona por një bravo e madhe për Berishën që priti jo pak”.

Gabuam por më pas erdhi barazimi. Ne donim të fitonim por nuk arritëm. Është intensitet i madh ndeshjesh. Ndonjëherë herë nuk je aty ku duhet dhe Championsi nuk është se nuk ndikon. Torino kështu luan me të gjithë.

Është e fortë dhe agresive. Nuk është e lehtë të vish këtu dhe të fitosh. Kampionati është i hapur dhe kështu do të jetë deri në fund. Paraqitjet e mira po I bëjmë. Herë shënon shumë herë jo.

Kundërshtarët po luajnë mirë gjithashtu. Mungojnë edhe 10 javë për ne. Duhet të fitojmë dhe të mbërrijmë deri në fund”, theksoi portieri zikaltër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!