Brataj: Vrojtuesi i plazhit nuk është personel mjekësor, duhet edhe dhënësi i ndihmës së parë

schedule18:39 - 2 Gusht, 2023

schedule 18:39 - 2 Gusht, 2023

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se bizneset e kanë të vështirë të gjejnë vrojtues plazhi.

Në një intervistë për ABC News, Brataj u shpreh se vrojtuesi i plazhit nuk është personal mjekësor dhe theksoi se duhet edhe dhënësi i ndihmës së parë.

“Ajo që ne nuk duhet të ngatërrojmë, është fakti që vrojtuesi i plazhit nuk është personel mjekësor. Pra, siç është vrojtuesi i plazhit, është edhe dhënësi i ndihmës së parë. Duke qenë në këto kushte, sa më mirë të përhapet kjo kulturë, aq më mirë do jetë. Duke parë mungesën, edhe te vrojtuesit e plazhit, por nuk është personel mjekësor. Mos të ngatërrojmë detyrat. Personi në vendngjarje, po të marrë 127, instruktohet se si të veprojë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!