Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se Tirana vijon të mbetet një nga qytetet me përhapjen më të madhe të COVID. Ai u shpreh se është vënë re rrija e rastece në bashkitë dhe fshatrat e vogla. Brataj u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat pasi beteja me COVID akoma nuk ka mbaruar.
“Qendra e Urgjencës Mjekësore tregon qëndrueshmëri të thirrjeve, 1700 thirrje në 24 orë. Janë ulur vizitat në banesë. Jemi aty te 400 në këto momente. Nga 223 që ishte fillimi I Marsit, tani jemi poshtë numrit 100. Kryeson Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Gjirokastra, Lesha, Kukësi dhe Peshkopia.
Janë kryer që nga 1 Shkurti 11 mijë vizita. Ajo që kemi vënë re është fakti që përhapja në bashki dhe fshatrat e vogla është rritur. Do të kërkonim qytetarëve të respektojnë masat dhe nuk ka mbaruar akoma beteja”, u shpreh Brataj./mv.abcnews.al

