Brataj: Përse infektohemi me Covid edhe pas aplikimit të dozës së parë të vaksinës

schedule15:56 - 16 Prill, 2021

schedule 15:56 - 16 Prill, 2021

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj sqaron se nuk është vaksina ajo që shkakton sëmundjen e koronavirusit, por infektimi me Sars Cov2.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Brataj thotë se ka pasur jo pak raste infektimi me Sars Cov2 edhe kur është marrë doza e parë e vaksinës, ndërsa shton: “Përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda”.

Gjithashtu Brataj shprehet se vërtet vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda, por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë, atëherë rreziku është i lartë.

“Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marrja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda”, thotë Brataj.

Më tej drejtori i Urgjencës bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të fituar betejën me koronavirusin.

Statusi i plotë:

KUJDES!

Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës.

Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri!

Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë.

Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda.

Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore.

Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!

Dr. Skender Brataj

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!