Brataj: Në qendrën e urgjencës kanë ardhur mbi 700 mijë thirrje që nga shpërthimi i pandemisë

schedule12:25 - 6 Janar, 2021

schedule 12:25 - 6 Janar, 2021

Në një konferencë për mediat, me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë detaje për situatën e pandemisë në vend.

Brataj u shpreh mes të tjerash se nga shpërthimi i pandemisë deri në fund të vitit 2020 në qendrën e Urgjencës janë regjistruar rreth 700 mijë thirrje.

“Qendra e urgjencës vazhdon të luajë rolin e vet, e filluam voton me forcimin e kapaciteteve më shumë, me 36 ambulanca të reja. Do të jenë në dispozicion të gjithë spitaleve. Është kryer një punë voluminoze. Rreth 700 mijë thirrje kanë ardhur nga shpërthimi i pandemisë deri në fund të vitit që lamë pas. Kjo sëmundje numrat më të mëdhenj të pacientëve trajtohen kryesisht në banesë. Ka një monitorim të shërbimeve. Do të jemi në dispozicion sepse i kemi burimet”, tha Brataj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!