Brataj konfirmon lajmin: Nehat Kulla ndërroi jetë nga koronavirusi

schedule23:53 - 16 Qershor, 2020

schedule 23:53 - 16 Qershor, 2020

Vdekja e Nehat Kullës ka ardhur për shkak të koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

“Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia. Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19”, ka thënë Brataj në “Real Story”.

Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare. Ai njihej ndryshe si Gjenerali ose “i forti” i 1997-ës.

Kulla pak kohë më parë la dhe qelinë e burgut të Fushë-Krujës, pas dënimit me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e kreu të gjithë burgimin, pasi fitoi disa herë ulje të dënimit./abcnews.al