Brataj: Ata që janë vaksinuar nuk janë të përjashtuar nga infeksioni me COVID

schedule17:01 - 7 Prill, 2021

schedule 17:01 - 7 Prill, 2021

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj deklaroi se thirrjet në numrin 127 kanë rënë, por vihet re që ka një rritje të thirrjeve nga qytetet e tjera që po barazohen me Tiranën. “Numri te 127 ka rënë. Vihet re që numri i vizitave ka rënë me një ndryshim të vogël. Numri në banesë në Tiranë dhe qarqet e tjera pothuajse është barazuar. Kemi një rritje të vogël në qytete të tjera”, u shpreh Brataj.

Ai tha se duhet të tregojnë kujdes edhe ata që kanë marrë dozën e vaksinës pasi nuk janë të përjashtuar nga infeksioni.

“Numri i shtrimeve vazhdon të jetë i ulët. Listës së qyteteve të prekur i janë shtuar tre katër fshatra të tjerë. Përhapja e infeksionit duhet të na bëjë të jemi më të kujdesshëm.  Njerëzit që janë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë nuk janë të përjashtuar nga infeksioni. Partitë politike të kenë parasysh zbatimin e rregullave për ruajtjen nga infeksioni”, deklaroi Brataj.

Ndërsa Shefja e shërbimit të reanimacionit pediatrik Mira Kola tha se rastet e infeksioneve te pacientët e vegjël kanë qenë të lehta pa simptoma të rënda dhe pa fatalitete.

“Gjatë dy javëve të fundit rastet e infeksionit te fëmijët janë raste të cilat të bëjmë të sjellin informacione pozitive. Trendi po ulet. Rastet e shtruara në spital janë zvogëluar së tepërmi. Nuk kemi raste në terapi intensive apo fataliteti”, u shpreh Mira Kola./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!