Braktisi vendin, ku ndodhet tani presidenti afgan?

schedule23:24 - 15 Gusht, 2021

schedule 23:24 - 15 Gusht, 2021

Presidenti Ashraf Ghani iku sot nga Afganistani, duke e lënë kështu vendin në duart e talebanëve, të cilët janë duke marrë kontrollin e plotë.

Mediat e huaja kanë raportuar se Ghani ka fluturuar për në Taxhikistan. Ndërkohë, tani Al Jazeera po raporton se Ghani, gruaja e tij, shefi i shtabit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare janë larguar nga vendi për në Tashkent, Uzbekistan.

Ata cituan një truprojë personale të presidentit si burim të tyre, megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga qeveria.

Në një postim në Facebook drejtuar qytetarëve afganë, Ghani tha se kishte marrë vendimin e vështirë për të lënë kryeqytetin për të shmangur gjakderdhjen. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!