Pat Ormond ka arritur të realizojë ëndrrën e saj më të madhe në moshën 74-vjeçare. Ormond mori një diplomë bachelor në antropologji, në të njëjtën ditë me mbesën e saj 22-vjeçare, Melody. Ajo tregon se braktisi Universitetin për t’ju përkushtuar familjes, për t’u rikthyer pas 42 vitesh pasi doli në pension.
“Gjithmonë e dija që do të diplomohesha nga kolegji”, tha Melody Ormond. “Unë thjesht nuk e mendoja se gjyshja ime do të ishte gjithashtu atje.” 74-vjeçarja u regjistrua së bashku me mbesën e saj, megjithëse për shkak të pandemisë i është dashur të marrë mësime dhe online.
“Padyshim që është më e vështirë dhe unë preferoj klasën. Me të vërtetë më pëlqente diskutimi dhe të qenit në gjendje të bashkëveproja me kaq shumë njerëz nga vende të ndryshme. Duke mos patur njerëz përreth e bëri më të vështirë. Pat dhe Melody u diplomuan në 20 Nëntor dhe kjo arritje e 74-vjeçares e bëri disi të famshme. /abcnews.al