Ariedo Braida, ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Barcelonës, ka folur për merkaton që kanë zhvilliuar Interi dhe Juventusi këtë verë, duke e nisur me transferimin e Arthur.
“Arthur? Kundër Romës, tregoi se është një është një lojtar i rëndësishëm. Në momentin kur është aktivizuar në mesfushë, ka treguar se di të luajë dhe të lidhë skuadrën. Me dhjetë lojtarë, por Juventus ka bërë një lojë të mirë me të në fushë dhe ka ruajtur kontrollin e topit. Bentancur, që është shumë i mirë, nuk di ta lidhë skuadrën si Arthur.
Inter për titull? Është e qartë. Sigurisht, në këtë moment, për Inter-in ky është objektivi. Sepse zgjedhja për të marrë Arturo Vidal, dhe jo Sandro Tonali-n shkon pikërisht në këtë drejtim.
Vidal jep garanci që në këto momente Tonali nuk mund t’i japë. Është e qartë se Antonio Conte mendon se këtë vit duhet të fitojë titullin”, u shpreh Braida./abcnews.al