Brahaj: Paketa të përfshijë strehimin, qiradhënësi s’duhet të mbajë koston e emergjencës

schedule12:47 - 26 Prill, 2020

schedule 12:47 - 26 Prill, 2020

Aranita Brahaj drejtoreshë e Open Data Albania ka folur në Abc Ne2s lidhur me menaxhimin e situatës së Covid-19 nga qeveria shqiptare. Ajo tha se e gjithë strategjia po drejtohet nga kryeministri, ndërkohë që artikulimi i është lënë vetëm dy ministrave, duke lënë jashtë mendime të vyera për një vendimmarrje më të drejtë, qoftë edhe në radhët e të majtëve.

Ajo theksoi se paketa e ndihmës duhet të përfshijë strehimin, pasi qiradhënësi nuk ka pse të mbajë koston e emergjencës, e cila për një pjesë prej tyre është e papërballueshme.

“Kur të gjithë qeveritë janë hapur për investigim për operatorë më të mirë, qeveria shqiptare bën kontrata të saj. E bën këtë sepse qeveria jonë është mësuar të keqqeverisë. Ligji për prokurimet publike e njeh blerjen e bazuar në afate dhe kritere. Kjo i jep mundësi operatorëve ekonomikë të marrin pjesë.

Në ditët e para qeveria thoshte vetëm lani duart dhe qendroni brenda dhe pa folur fare për papunësinë. Kur filluan shumë opinionistë të reagojnë qeveria tha se po kërkojnë të falimentojnë shtetin me ato që thonë.

Bizneset që qëndrojnë hapur janë të rrënuar sepse paguajnë taska, rrogat dhe kanë fitime të ulëta. Paketa duhet të kishte masa edhe për strehimin. Qiradhënësi nuk ka pse të mbajë koston e gjendjes së emergjencës. Shumë ekspertë të të majtës kanë artikuluar mënyra shumë të mira për menaxhim por kemi një qeveri me një kryeministër me dy emra, Ahmetaj dhe Manastirliu.

Qeveria po ngushton vendimet edhe brenda të majtës. Irena Beqiraj, ish-zv. Ministre në radhët e qeverisë ka disa sugjerime shumë të mira, por askush nuk e ka dëgjuar. Rama ka vetëm dy njerëz që artikulojnë dhe një kryeministër që vendos gjithçka. Nuk mundet kryeministri të hartojë gjithçka, Këtë duhet ta bëjnë ekspertët”, tha Brahaj.

Ajo theksoi se ndonëse qëndrojnë të hapura një sektor që do shfaqë probleme ekonomikë është pikërisht ai i bizneset fason, për shkak të taksës dhe pagesave të punonjësve.

“Ekonomia është edhe sipërmarrje. Jam kundër ndihmës për bizneset që kanë bilance të mira. Po janë stigmatizuar bizneset e fasonerisë. Ky është një treg pune i vështirë për një grup personash që i jepet shansi të punojnë. Ata janë sektor prodhimi. Për ata duhet të kishte një pla të kujdesshëm.

 Nuk është një treg i pëlqyer. Ka gra dhe vajza që duan ta mbajnë atë vend pune dhe jo të presin ndihmën minimale. Kur u mbyll transporti kush ka pyetur për kushtet që duhet të udhëtojnë ata që vazhdojnë punën. Në asnjë vend nuk është ndërprerë transporti publik”, theksoi Brahaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!