Braçe tërbon lojtarët e Superiores: I qani hallin Juventusit! Atyre u leh qeni shtrirë

schedule18:19 - 29 Prill, 2020

schedule 18:19 - 29 Prill, 2020

Postimi i Erion Braçes në faqen e tij zyrtare në Instagram, nuk është pritur aspak mirë nga dy futbollistët e Superiores, Tefik Osmani (Tirana) dhe Ditmaj Bicaj (Bylis). Braçe publikoi në faqen e tij një titull të Tuttosport, të një lajmi për Juventusin.

I menjëhershëm reagimi i dy futbollistëve shqiptarë, që duan të dinë sa më shpejt çfarë do të bëhet me ta dhe zv. Kryeministri, të mos merret me Juventusin. Tefik Osmani shkroi: “Erion Braçe, me ne futbollistët shqiptarë çfarë do të bësh? 99% janë të varfër. Te Pjanic dhe Arthur ju leh qeni i shtrirë?”

Ndërsa mbrojtësi i Bylisit, Ditmar Bicaj, ka ri-postuar foton e Osmanit, duke shtuar: “Tefik Osmani, po ju çfarë mendimi keni? Se qeveria jonë i qan hallin Juventusit”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!