Zv/ kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale shkruan se punët e nisura nuk ishin për zgjedhje, por premtime të mbajtura për qytetarët, se PS e bën atë që thotë dhe për ta ilustruar sjell shembullin e shtrimit të rrugës së kishës së Mazhajt në Lushnje.
“Sepse nuk ishin “pune per zgjedhje”! Rruga e kishes se Mazhajt/Lushnje!
U thame per Pashke, jo per zgjedhje, per Pashke po behet! Te diele besimtaret e krishtere/ortodokse te Mazhaj, Zhelizhan etj do shkojne ne kishe me asfalt, kurre me me balte! Gezuar Pashken” shkruan ai./ Abcnews.al