Braçe sulmon kreun e LSI: Mbushi Divjakën me kokainë. Replika: Deri dje që votoja PS ku ishe ti

schedule11:45 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:45 - 2 Shkurt, 2021

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka akuzuar kreun e Lëvizjes Socialiste në Divjakë Ledio Rrudho se është person me skedë kriminale duke e cilësuar si drogaxhi që e ka dendur në kokainë Italinë dhe Divjakën. Braçe thotë se dita kur do të publikojë skedën e tij do të jetë shembullore për të.

“Palaco!; Me ty do te merrem vete nje here, diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare.

Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burre me baste ne Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjaken, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndertuar e zaptuar prona publike te Divjaken! Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore per ty dhe ate tjetrin qe fsheh surratin pas teje! Besoj je i qarte!”, shkruan Braçe.

Pas deklaratës së Braçes ka ardhur edhe reagimi i Rrudhos, i cili thotë se zv/kryeministri është kujtuar të reagojë ndaj tij në ditën më të vështirë për Divjakën. Ai shprehet se deri dje kur votonte PS, Braçe nuk u kujtua për akuzat ndaj tij..

“Per socialistin e kthyer ne palaco te rilindjes! Sot pas disa ditesh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikerisht sot ne diten me te veshtire per te gjithe fermeret e Divjakes edhe zonave perreth.

Palaco i rilindjes ka shkruar per mua sot ku jane permbytur te gjitha te mbjellat e fermereve per shkak te mospastrimit te kanaleve.

Arsyeja eshte e qarte te heqi vemendjen nga demi qe po i shkaktohet fermereve te Divjakes. Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjaken me akuzon mua djal lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!

Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djal qe ti perbalt sot vetem se nuk ndajme te njejtat bindje politike! Turp per ty qe mundohesh te terheqesh vemendjen nga realiteti i veshtire qe ndodhet sot Divjaka!”, shkruan Braçe./mv.abcnews.al

Postimi i Erion Braces

Replika e Ledio Rrudhos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!