Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Braçe paralajmëron të ardhurit nga Italia: Nuk mund të lejojmë të infektoni të tjerë

schedule19:24 - 13 Mars, 2020

schedule 19:24 - 13 Mars, 2020

Zv.kryeministri Erion Braçe pas njoftimit të policisë për identifikimin e të gjithë personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Italia gjatë tre javëve të fundit duhet të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria.

Braçe përmes një postimi në rrrjetin social Instagram shkruan se  policia disponon të gjithë emrat e personave që janë kthyer nga Italia 3 javët e fundit dhe do i trokasë në derë për të parë nëse po vetëkarantinohen apo jo.

Ndër të tjera ai thekson se qeveria nuk mund të lejojë që personat që thyejnë rregullat e vetëkarantinimit të infektojnë të tjerë, kështu që do të ndalohen nga Policia dhe do të gjobiten.

Fier është për Braçen qarku që e shqetëson më shumë pasi sot sipas tij ishte neglizhent dhe shpërfillës ndaj masave dhe rrezikut.

https://www.instagram.com/p/B9rmS9fH1zX/?utm_source=ig_web_copy_link

Statusi i plotë:

Keshtu e pashe 1/3 Shqiperise, Nga Tirana ne Fier,

Nga mengjesi ne mesdite!

Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;

  1. Shume faleminderit miliona njerezve ne tre qarqet me te medha te vendit per bindjen ndaj rregullave, sakrificen per ti dhene nje stop jetes aktive e per te qendruar ne shtepi;
  2. Shume faleminderit disa mijera sherbyesve te shtetit ne rruge, qendra shendetesore,

Spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare,

Ne vijen e pare e ne gadishmeri per te garantuar rregullat, perballur me perhapjen e korona virusit, shpetuar jete njerezish;

  1. Jam i shqetesuar per disa mijera te ardhur tre javet e fundit nga italia kryesisht,

Kthyer ne shtepite e tyre ne qytet e vecanerisht ne fshat;

Na mirekuptoni,

Ju nuk mund te dilni nga shtepite ne rruge, ne sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura!

Cdonjeri nga rastet e egzaminuara deri tani ka histori udhetimi me italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga Italia!

Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez;

Ju duhet te rrini ne shtepi

Per 14 dite me rradhe!

Policia e shtetit tani ka emrat,

Bashke me zyrtaret vendore do trokase ne dyert tuaja e do garantoje qendrimin tuaj ne shtepi!

Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!

  1. Me shqeteson shume fieri;

E pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo!

Duhet te ndryshoje;

Fieri eshte qarku i dyte i shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet,

Eshte jetik per kete vend!

Fieri duhet te vleresoje realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtepi!

Kafenete u mbyllen sot,

Mbyllur do te rrine!

  1. Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vemendje tek lajmet, njoftimet, regullat, ndalimi!

Nje pjese e te kthyerve nga italia jane ne fshtra;

Duhet te rrine per 14 dite

Ne shtepi!

Policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!

  1. Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne;

Po mbjellin serish pa pushim!

Shume mirenjohje punetoreve te bujqesise kudo ne Myzeqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!