Zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se deri më tani 2600 bujq kanë marrë kartën e naftës falas të Myzeqe, ndërsa deri në fund të javës tjetër do e marrin edhe 900 të tjerë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai shprehet se nafta falas nuk ishte për zgjedhje por për zhvillimi, ndërsa shton se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.
“Nafta falas nuk ishte për zgjedhje, ishte për zhvillim! Po funksionon. Bujqit po marrin naftën falas për punët e tyre me mekanikë bujqësore-traktorë etj, punët me tokën në fushë të hapur apo në serë. 2600 bujq kanë marrë kartën e naftës në Myzeqe. 900 bujq të tjerë do marrin kartën deri në fund të javës tjetër.
Bëhen rreth 750 mijë litra naftë gati për 900 hektarë tokë të punueshme. Kurrë më parë nuk ka ndodhur kjo. Jam i bindur që do japë efektet e veta në kostot e punës me tokën, sipërfaqen e punuar e mbjellë, sasinë e prodhimit, të ardhurat e bujkut në fund”, shkruan ai./mv.abcnews.al