Braçe na prezanton me gjysh Markun: Qilimin e blertë, e pa në Angli e bëri në Divjakë

schedule23:46 - 27 Shkurt, 2021

schedule 23:46 - 27 Shkurt, 2021

Zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se kafeneja nuk të jep emër dhe as lekë. Ai sjell historinë e babë e bir nga Divjaka, të cilët prodhojnë tapete bari.

“Qilimi i blerte eshte marke ne treg! Gjysh Marku eshte origjina e gjithckaje, Ervisi e ndjek ne cdo gje!

E pa ne Angli 7 vite me pare dhe vendosi ta bej ne token e tij ne Kemishtaj, Divjake. Prej kur vendosi te bej kete, shume mund, djerse, sakrifica, pune plot pasion eshte investuar ne keto toka, te cilat prodhojne tapetet e barit me te mira ne Shqiperi.

Kudo, ne oborre vilash, restorantesh, hotelesh, lulishte qe shoqerojne urbanizimin, kudo ku ka gjelberim, gjen qilimin e blerte te gjysh Markut dhe Ervisit, punetoreve qe punojne me ta.

Super pune e super cilesi! Por pertej kesaj, pasioni i nje 70 e kusur vjecari sfidon kedo, pasioni per punen cdo dite, pa humbur asnje minute, madje duke perdorur cdo minute per te ndjekur prodhimin ne fushe-cdo fije bari, per te permbushur cdo kontrate kudo!

Pasioni i tij ka bere bashke te rinj te zote qe merren me tapetet e barit! Pasioni i tij i ka bere te vetmit dhe te medhenj ne kete vend! Qilimi i Blerte eshte produkti i tyre! Cilido qe ka gjetur zgjidhje tek ky produkt, duhet te di se gjysh Marku eshte aty! Ja qe kafeneja nuk te jep emer, nuk eshte pune te rrish aty, ndaj te mungojne perhere te ardhurat” shkruan Braçe./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!