Braçe kujton Bashkim Finon në Lushnjë: Shpirti yt ndritë në paqe mik

schedule16:23 - 21 Prill, 2021

schedule 16:23 - 21 Prill, 2021

Kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe nga Lushnja ka kujtuar ish kandidatin e PS-së i cili ndërroi jetë disa javë më parë bashkim Fino.

Braçe në fjalën e tij ka kërkuar që të gjithë të duartrokasin në lidhje me të gjithë veprat dhe punën e bërë të Finos si deputet i Lushnjës.

“Këtë fjalë nuk mund ta nis pa ju kërkuar të gjithëve një duartrokitje për një mik të madh që nuk është sot me ne, për Bashkim Finon për deputetin e Lushnjës. Ndritë shpirti i tij në paqe për gjithkënd që është këtu dhe për gjithçka që bëri për të gjithë Shqipërinë.

Edhe 4 ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 25 prillit jo sepse ne duam të fitojmë një mandate të tretë por duam nj kontratë të tretë pune për ti shërbyer çdo qytetari në Lushnje dhe në Divjakë. Kemi punuar për ti shërbyer çdo qytetari të majti dhe të djathtë. Ne jemi ato që rrimë dhe shërbejmë për ju”, ka thënë Braçe./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!