Braçe: Komisionerët e PD dhe LSI kanë braktisur numërimin në Divjakë, KQZ të marrë masa

schedule10:54 - 26 Prill, 2021

schedule 10:54 - 26 Prill, 2021

Zv/kryeministri Erion Braçe thotë se numëruesit e caktuar nga opozita në KZAZ e Divjakës kanë braktisur procesin prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm. Ai i bën thirrje KQZ-së të rinisë numërimin e votave të qytetarëve të Divjakës. Braçe kërkon që prokuroria të hetojë krimet elektorale dhe numëruesit që kanë braktisur detyrën.

“Ja pse nuk behen zgjedhjet me komisioneret e pd e LSI! Ja pse nuk numerohet vota e shqiptareve me numeruesit e PD e LSI! Nje i paditur shermbullor, injorant tipik, emeruar nga PD nenkryetar i KZAZ Divjake, Ymer Dermyshi;

Nje dembel tipik, i paditur por arrogant, emeruar nga PD sekretar i KZAZ Divjake; Numeruesit e PDLSI; Kane braktisur detyren e numerimit te votave te shqiptareve prej ores 5.30 te mengjesit te sotem dhe nuk dihet ku jane

Braktisja e detyres eshte veper penale dhe denohet nga 3-5 vite burg! Pooor askush nuk po merret me keta barbare qe u eshte besuar numerimi i votes se shqiptareve. Erdhen ne oren 1.30, nisen pune dhe numeruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren!

I bej thirrje drejtuesit te KQZ te rinise menjehere numerimin e votave te qytetareve te Divjakes. Menjehere dhe tani! I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane KZAZ Divjake dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kesaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve! Ndryshe, sic ligji e kerkon, numerimi do nise tani me dy numeruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote!”, shkruan Braçe./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!