Zv. kryeministri Erion Braçe i kërkon lojtarëve të kombëtares shqiptare të dhurojnë paratë e fituara ditën e sotme pas triumfit përballë Bjellorusisë në “Air Albania” për riparimin e tapetit në këtë stadium. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe thotë se kjo arritje ishte me zemër në dorë dhe pa dominim edhe pse sipas tij të gjithë skuadrat e tjera ishin më të dobëta se Shqipëria.
“Vetëm kaq? Bravo deri këtu por, me zemër në dorë e mbi të gjitha pa dominim, për pasojë edhe pa playoff që është një shkallë më lart se kaq!
Dhe ishin të gjithë më të dobët se ne, se ju! Liga e re është krejt tjetër standard; aty çdo bëni?
Individualisht-tek e tek jeni të denjë për aty; por aty duhet ekipi, ai që mbron, lufton e fiton në çdo centimetër! Ju keni shansin të hapni një cikël 10 vjeçar që duhet të jetë super, për ju, për ne tifozët, për Shqipërinë; rrituni bashkë e me fitoret! Aaaa po, që të mos harroj; paratë të cilët do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i parë, kërkoni të mbeten në këtë fushë, aty, për ta bërë njëherë e mirë një fushë që nuk pengon cilësinë tuaj!”, shkruan Braçe.
Fitorja e Shqipërisë përballë Bjellorusisë e ngjiti kombëtaren në grupin e skuadrave të Ligës B. Kombëtarja jonë fitoi edhe çmimin 1.125 milionë euro që ishte parashikuar për triumfuesin e Grupit 4 të Ligës C./mv.abcnews.al