Braçe ironizon deklaratën e Bashës: Berisha i denjë të kandidojë në Bulevard ose Gërdec

schedule11:04 - 18 Shtator, 2020

schedule 11:04 - 18 Shtator, 2020

Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha të bërë një ditë më parë se ish lideri i demokratëve Sali Berisha mund të kandidojë ku të dojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Braçe jep tre opsione që duhet të synojë Berisha, duke përmendur këtu Tropojën, ku e akuzon se ka vrarë dhe varrosur dhjetëra kundërshtarë.

Ai përmend edhe Gërdecin, ku sipas tij mund të gjejë garantin më të afërt për biznesin e boronicave, ndërsa shton edhe Sarandën dhe Bulevardin, duke iu referuar protestës së 21 Janarit.

“Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate!

Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën Saly Berishës! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarandë mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?“, shkruan Braçe./m.v. abcnews.al

View this post on Instagram

Ja kaq ishte; VRASESI NUK E VRET DOT KURRE URDHERDHENESIN! Perkundrazi, urdhershenesi mund te qerroje edhe vrasesin! Por deri atehere, jane te detyruar te jene bashke, kudo, ku te doje AY! Tani a e mbani mend ate komisionin qe ishte risia e madhe e demokratike me profesora famoze qe do bente pastrim? Vate! Ai ishte per te fshehur KUNOTIN, per ta bere me demokratik procesin KUNOTI! Tani profesorat kane nje detyre: Ti gjejne zonen SALY BERISHES! Kaq! A ju japim nje dore? Une them te kandidoje ne Tropoje! E ka pastruar tani duke vrare e varrosur dhjetera kundershtare! Por mendoj edhe Gerdecin. Aty mund te jete edhe garanti me i afert per biznesin e boronicave ne pritje te rikthehet per tu marre me bombat metalike qe kane mbetur! Po edhe ne Sarande mund te jete! Aty e duan te gjithe, imagjinoni, i vetmi pas Skenderbeut, ky shtoi territorin shqiptar ne Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet ne Bulevard! Ay eshte unik aty, eshte i vetmi qe nga fashizmi qe ka pushkatuar kundershtare aty! Si mendoni ju?

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on