Braçe humb mikun në moshë të re, bën dedikimin prekës: Ishim 19 vite derë më derë

schedule18:49 - 25 Shkurt, 2021

schedule 18:49 - 25 Shkurt, 2021

Zv. Kryeministri Erion Braçe ka humbur mikun e tij në moshë të re. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se miku, shoku dhe fqinji i tij prej 19 vitesh nisi sot një rrugëtim të ri në një jetë tjetër me më shumë drejtësi e paqe rreth tij. Ai i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, dy fëmijëve dhe miqve të tij.

“Vasil Dilo ishte nje fqinj i mire! 19 vite dere me dere, shoke e miq! Djali i avokat Dilos, me nje sens te forte kah e drejta, kundershtues i se padrejtes, reagues ndaj cdo cenimi te interesit publik ne lagjen tone e pertej;

Qytetar ne kete qytet qe e donte aq shume, mbronte po aq nga cdo akt qe cenonte te perbashketen ne te, privaten e vjeter e legale gjithashtu;

Milanist i cmendur aq sa muri im e di cka hequr sa here qe Milan shenonte e merrte si pergjigje te njejtat goditje sa here Juventus fitonte!Vasil Dilo nisi sot rrugetimin e ri, ne nje jete tjeter me me shume drejtesi e paqe rreth tij! Te prehesh ne paqe fqinj i mire, mik e shok! Ngushellime Monikes, Gregut e Lades,  te afermve, miqve e shokëve”, shkruan ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!