Nxehet situata në Divjakë. Zv/ kryeministri Erion Braçe sot në reagimin që bëri për rastin ku një aktiviste e PD-së denoncoi se u dhunua nga shefi i policisë, akuzoi se PD-ja në Divjakë ka ngritur një strukturë me kriminelë për zgjedhjet.
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Fier publikoi edhe një letër me disa emra, ku sipas tij dy prej tyre pa i specifikuar, janë kriminelë që ka rekrutuar PD-ja.

Mes katër emrave në letër është edhe Jurgen Monçja, i cili i është përgjigjur Braçes disa minuta pas denoncimit në postimin e tij në Facebook duke e kërcënuar me atë që e pret një ditë pas zgjedhjeve.
“O pleher komuniste.. Jurgeni jam. Nese do lexosh kodin zgjedhor te thot. Cdo person cdo shtetas eshte i autorizuar te kryej arrestime ne momentin kur komfirmon krime zgjedhore. Kategorit e krimit zgjedhor ti i njeh me mire se un.

Pas dites se neserme do te arrestoime dhe ty mor funderrin. Kush ta dergoi kte leter ty ai shefi komisariati qe dhunoi Elca Biten diten e sotme.
Komentin po ta bej live nga spitali i lushnjes. Pleher” shkruan në komentin e tij poshtë denoncimit të Braçes, Jurgen Monçja.
Por cfarë ndodhi sot?
Aktivistja e PD-së Elsa Bita denoncoi shefin e Komisariatit të Divjakës Altin Shehu për ushtrim dhune. Sipas Bitës, Shehu e dhunoi duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë. Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes./ db/ Abcnews.al

