Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BQE ul normën e interesit në 2.75 përqind/ Lehtëson politikën monetare për të nxitur ekonominë

schedule14:30 - 31 Janar, 2025

schedule 14:30 - 31 Janar, 2025

Ulet norma e interesit në Bashkimin Europian.Banka Qendrore Evropiane uli me 0.25% normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në 2.75%. Një vendim i tillë ishte i pritshëm dhe ishte paralajëmruar  më herët nga ekspertët si një masë për të nxitur ekonominë në vendet e eurozonës.Vendet e Bashkimit Europian po përballen me një rritje të dobët ekonomike dhe BQE po has vështirësi  për të vënë nën kontroll inflacionin

Inflacioni i Eurozonës u rrit për të tretin muaj rradhazi në dhjetor, duke arritur në 2.4%, pasi kishte rënë nën objektivin e BQE-së prej 2% në muajt e mëparshëm.

Ndërkohë që ekonomia  rezulton se është rritur me vetëm 0.1% në  fund të vitit fundit të vitit 2024.

Ky vendim për uljen e normave të interesit bën të mundur uljen e “kostos së huamarrjes së re për bizneset dhe familjet” në bashkimin europian.Por një vendim i tillë ka efekte poztive edhe në ekonominë shqiptare pasi ndikon në uljen e interesave për kreditë në euro.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se ekonomia e eurozonës  pritet të mbetet e dobët në afatin e afërt ndërsa vuri në dukje gjithashtu erërat e kundërta të vazhdueshme për ekonominë.

Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale e SHBA la të mërkurën normat e interesit të pandryshuara , në përputhje me pritjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!