BQE rrit normën e interesit, Vasili: Tani do të paguajmë më shtrenjtë borxhet e kësaj qeverie

schedule07:49 - 11 Qershor, 2022

schedule 07:49 - 11 Qershor, 2022

Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit  me 0.25% duke e çuar nivelin 0.5%, duke rritur shqetësimin edhe për situatën ekonomike në Shqipëri. Në lidhje më këtë lajm ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, i cili ka deklaruar se ekonomia është në alarm dhe se miliona interesa janë për tu paguar për shkak të borxheve të çmendura të qeverisë.

Vasili ka akuzuar gjithashtu qeverinë për menaxhim mizerabël të ekonomisë dhe kjo sipas tij situatën në vazhim do ta bëjë dhe më të rënduar.


Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ekonomia në alarm, Miliona te tjera interesa per tu paguar, për shkak te borxheve te cmendura te qeverise!

Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit me  0.25% duke e çuar në nivelin e 0.5 %.

Një vendim ky i marrë për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Gjithashtu Banka Qendrore Europiane ka paralajmeruar edhe një rritje tjetër në shtator.

Por çfarë do të thotë kjo për buxhetin e Shqiperisë:

* Sot Shqiperia financohet në një % shumë të rendësishme me borxh në monedhën Euro.

Të mos harrojmë vetëm në 2021 mori një borxh 700 ml eurobond.

Pra e thënë qartë interesat, që ne do të paguajmë për borxhet e qeverisë do të jenë akoma edhe më të shtrenjta.

 Në buxhetin e vitit 2022 ne do të paguajme 53 milionë dollarë interesa.

* Vitin tjeter kjo pagese e interesit do të jetë edhe më e lartë  sepse borxhi në Euro është shumë i lartë.

Por dhe borxhi në monedhën vendase do të jetë edhe më i shtrenjtë sepse edhe Banka e Shqipërisë e ka rritur normën bazë nga 0.5% ne 1%, pra dyfishin.

Një menaxhim mizerabël i ekonomise nga Rama dhe Rilindja po e çon situatën drejt rendimit të vazhdueshëm dhe pa kthim.

Kërkohet një debat serioz, që këta aventuriere politike përpiqen ta shmangin me propagandë idiote.

Të gjithë ekspertët e ekonomisë duhet të thonë mendimin e tyre ku të gjitha pasojat katastrofike po bien mbi qytetarët e thjeshtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!