Botës i nevojitet një strategji kombëtare e vaksinimit për personat me probleme të shëndetit mendor

schedule09:55 - 22 Prill, 2021

schedule 09:55 - 22 Prill, 2021

Nga Lisa Dailey and Paul Gionfriddo, The Hill

Bota ka nevojë për një strategji kombëtare të vaksinimit për njerëzit qe vuajnë nga probleme të shëndetit  mendor.

Por shumica e vendeve kanë injoruar qytetarët me sëmundje të tilla. Kur i injorojmë ata qytetarë, ne  nuk po kujdesimi për njerëz që hasim shumë pengesa në procesin e vaksinimit në krahasim me personat  e tjerë.

Vetëm 25 përqind e të rriturve me sëmundje mendore marrin vaksinën vjetore të gripit, krahasuar me pothuajse 50 përqind të të rriturve në popullatën e përgjithshme. Pa një program vaksinimi të hartuar në mënyrë strategjike për të vaksinuar personat me probleme të shëndetit mendor, do të ketë edhe më shumë viktima nga Covid. Sipas një raporti të botuar në JAMA Psychiatry në janar, skifozfrenia është  një ndër shkaqet më të mëdha të vdekshmërisë nga COVID-19, pas moshës.

Bazuar në këtë raport, ekspertët kryesorë shkencorë kanë rënë dakord që duhet të minimizojmë pengesat për vaksinimin dhe të rrisim  mundësinë  për vaksinimin e personave me sëmundje  mendore.

Bota krijoi mundësinë për të vaksinuar fillimisht të moshuarit dhe personat më të rrezikuar. Përparësia tjetër duhet të jenë këta persona. Ne nuk mund të sakrifikojmë individë me sëmundje mendore për shkak të  pandemisë ose të cilësojmë shkallën e tyre të vdekshmërisë si të pashmangshme.

Njerëzit me skizofreni dhe çrregullim bipolar duhet të jetë primarët.

Drejtuesit e organizatave të shëndetit mendor që kanë parë efektet shkatërruese të COVID-19 te njerëzit me sëmundje të rëndë mendore, i kanë bërë thirrje udhëheqësve shtetërorë dhe kombëtarë të sigurojnë udhëzime dhe fonde të nevojshme për departamentet e shëndetit shtetëror dhe lokal për të mundësuar vaksinimin kundër COVID-19.

Së pari, duhet të shpërndajmë vaksina për spitalet psikiatrike, qendrat e shëndetit mendor në komunitet dhe  organizatat shëndetësore.

Së dyti, duhet të krijojmë materiale të nevojshme për shtetet dhe komunitetet lokale për të siguruar edukimin e duhur  në lidhje me rëndësinë e vaksinimit dhe rreth efektivitetit të vaksinave .

Së treti, duhet të ketë specialistë për mbështetjen e kolegëve. Këta specialistë për mbështetjen e kolegëve duhet të vendosen në qendrat shëndetësore të komunitetit dhe agjencitë e shëndetit publik për të adresuar personat me probleme të  shëndetit mendor .

Së katërti, duhet të mbledhim dhe botojmë të dhëna mbi normat e vaksinimit të personave me sëmundje mendore dhe të përcaktojmë nëse nëngrupet e njerëzve  kanë mungesa në vaksinim.

Presidenti Biden  në fjalimin e tij drejtuar kombit në 11 Mars, tha se një vjetorin e izolimit kombëtar për shkak të COVID-19, funksioni më i rëndësishëm i qeverisë është të mbrojë popullin Amerikan.

Ashtu si Amerika edhe bota ka nevojë për veprim të menjëhershëm nga qeveria për tu mbrojtur nga ky virus. /Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!