Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori i rekordeve/ Të tjera rezultate mbresëlënëse në turneun e atletikës në Tokyo

schedule12:38 - 19 Shtator, 2025

schedule 12:38 - 19 Shtator, 2025

Botërori i Atletikës, “Tokyo 2025” do të mbahet mend gjatë për garat spektakolare, maratonat e mbyllur me fotofinish dhe mbi të gjitha për rekordet.

I fundit i vendosur nga Sydney McLaughlin-Levrone, atletia amerikane që pas 40 vitesh arriti të ulë kohën poshtë 48 sekondave në garën e 400 metrave.

Kampionia olimpike vendosi rekordin e ri personal, duke ndalur kronometrin në 47 sekonda e 78 të qindat në turneun që po zhvillohet në Japoni, duke I shtuar një tjetër medalje të artë karrierës së saj spektakolare. Në vendin e dytë për medaljen e argjendit u rendit atletia domenikane Leilejdi Paulino, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga Eid Naser nga Bahrain.

Mbreslënës ishte edhe rezultati në garën e 400 metrave për meshkuj. Medalja e artë u fitua nga atleti nga Botsvana Kolen Kebinatçipi, që shënoi edhe kohën më të mirë të vitit.

Ai kaloi finishin për 43 sekonda e 53 të qindat, duke lënë pas Xharim Riçards nga Trindad e Tobako, që fitoi medaljen e argjendit dhe atletin tjetër nga Botsvana, Bajepo Ndori me medalje bronzi.

Edhe në kërcimin së gjati me tre hapa për femra u shënua rezultati më i mirë i vitit.

Në finalen e kësaj disipline, medalja e artë u fitua nga atletia kubaneze Lejanis Perez-Fernandez, që arriti rezultatin 14 metra e 94 centimetra.

Tea Lafond nga republika Domenikane fitoi medlajen e argjendit, ndërsa venezueliania Julimar Rohas mori medaljen e bronzit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!