Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka publikuar një postim në Instagram për të konfirmuar skuadrat e kualifikuara deri tani për Botërorin e ardhshëm të Klubeve në vitin 2025.
“Kupa e re e Botës për Klube, që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, premton të jetë një turne historik.
Gara do të jetë emocionuese mes klubeve më të forta. Tashmë kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë vende për t’u plotësuar.
Ekipet pjesëmarrëse do të përfaqësojnë gjashtë kontinente. Ky kompeticion do të jetë një festë e natyrës globale të sportit. Urime ekipeve që e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen.”
Ja cilat janë skuadrat e kualifikuara:
Al Ahly, Al Hilal, Auckland City, Borussia Dortmund, Monterrey, Chelsea, Leon, Flamengo, Bayern Munich, Inter, Porto, Fluminense, Juventus, Manchester City, Paris Saint Germain, Real Madrid, Seattle Sounders, Palmeiras, Benfica, Urawa Red Diamonds, Wydad Athletic Club./ h.ll/abcnews.al