Botërori i fundit për Neymar? Sulmuesi brazilian jep përgjigjen

schedule15:21 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 10 Dhjetor, 2022

Favoritët e Kupës së Botës tashmë janë jashtë nga Katar 2022, pasi Kroacia bëri mrekullinë duke i eliminuar.

Neymar ndoshta është mërzitur dyfish për këtë eliminim, pasi nuk mundi të kalojë Pele me golat e shënuar për kombëtaren dhe se nuk mundi të tentojë finalen duke i sjellë Brazilit Kupën e Botës që prej 2002.

Neymar ka dhënë një përgjigje në lidhje me faktin se a do të jetë në Botërorin e 2026 apo jo.

“Sinqerisht nuk e di. Nuk mendoj se është mirë të marrësh një vendim në këto momente sepse jemi të trishtuar për eliminimin.

Dua të kalojë pak kohë duke menduar për Kupën e Botës të radhës, duhet të mendoj a do të jem aty. Nuk dua ta mbyll derën për të luajtur me Brazilin, por as nuk mund ta them me siguri nëse do të kthehem. Duhet të mendoj pak më shumë për këtë, se cila është gjëja e duhur për mua dhe për kombëtaren”, është shprehur Neymar./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!