Botërori 2034 në Arabinë Saudite, befason vendi pritës: Zgjidheni ju stinën kur të dëshironi

schedule15:37 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:37 - 3 Nëntor, 2023

Botërori i fundit, ai i vitit 2022 u zhvillua në Katar gjatë muajit nëntor-dhjetor për shkak të temperaturave të lartë të vendit.

Pas 11 vitesh, Botërori 2034 do të zhvillohet përsëri në një vendtë Lindjes së Mesme, këtë herë në Arabinë Saudite.

Gjithsesi, nga Arabia Saudite vjen propozimi se ata janë të gatshëm ta organizojnë botërorin në cilëndo stinë të vitit që dëshiron FIFA.

Ata i hapin “dritën jeshile” organizimit të botërorit edhe në stinën e verës.

“Ka shumë teknologji që mundësojnë ftohjen apo uljen e temperaturave në stadium. Për të mos folur për faktin se shumë nga qytetet e Mbretërisë Arabe gëzojnë një atmosferë të këndshme gjatë verës”, tha Al-Misehal, presidenti i Federatës Arabe të Futbollit.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha mundësitë që dëshirojnë shtetet, lojtarët apo FIFA”, tha më tej numri 1 i futbollit arab.

Ky vend fitoi të drejtën e organizimit të botërorit pas tërheqjes që bëri Australia nga kandidatura e saj./ h.ll/abcnews.al