Botërori 2030/ Tre vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA

schedule20:56 - 26 Shtator, 2024

schedule 20:56 - 26 Shtator, 2024

Do të jetë padyshim një event spektakolar.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e FIFA-s në Paris u dorëzua zyrtarisht në bordin e organit më lartë administrativ në botën e futbollit,  dosja e aplikimit të Kandidaturës së përbashkët të Marokut, Portugalisë dhe Spanjës për organizimin e Botërorit 2030.

Gianni Infantino, president i FIFA-s, mori dosjen nga drejtuesit e delegacioneve të tri federatave të përfshira Fouzi Lekjaa i Maroku, Fernando Gomes i Portugalisë dhe Alvaro Miguel i Spanjës.

Me ambicien e organizimit të një turneu “për futbollin, për botën, për të ardhmen”, kandidatura drejtohet nga slogani “Yallavamos”, i cili simbolizon një përpjekje proaktive për të promovuar futbollin në mbarë botën dhe që tashmë është e dukshme në disa aksione në rrjetet sociale.

Dosja e kandidaturës detajon në mënyrë shteruese vizionin dhe planifikimin teknik në drejtim të transportit, akomodimit dhe sigurisë, paraqet edhe qytetet pritëse dhe stadiumet e propozuara nga të tri vendet.

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës për meshkuj do të luhet në dy kontinente, për të shënuar njëqindvjetorin e ngjarjes dhe pas dorëzimit të dosjes vetë Presidenti Gianni Infantino theksoi vlerën e bashkimit të tri vendeve në dy kontinente.

“Vendet tuaja tashmë i kanë dhënë shumë futbollit. Këto janë vende me një pasion të madh për lojën, aftësi të mëdha organizative dhe një vizion të përbashkët se çfarë duhet të jetë futbolli dhe vlerat e tij! Është fantastike që ata kanë bashkuar dy kontinente për të arritur ëndrrën e tyre për organizimin e Kupës së Botës FIFA. Futbolli bashkon botën dhe kjo kandidaturë e dëshmon këtë”,- u shpreh Infantino.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vendimi përfundimtar për organizimin e Botërorit 2030 do të merret në Kongresin e FIFA-s, më 11 dhjetor 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!