Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar rivalët në kualifikueset e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar. Një Botëror historik, që do të zhvillohet në dimër. Kombëtarja kuqezi, e pozicionuar në vazon e katërt, pas hedhjes së goglave mësoi se do jetë në grupin I , kundër ekipeve si Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.
Sa i takon përfaqësueses dardane, që ishte pjesë e vazos së pestë, do të garojë në grupin B dhe vihet përballet me ekipe si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia. Short i vështirë për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, që duhet të luftojë me Hungarinë dhe Poloninë për vendin e dytë.
REZULTATET E SHORTIT
Grupi A: Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani,
Grupi B: Spanja, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova
Grupi C: Italia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania,
Grupi D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnje Hercegovina, Kazakistani
Grupi E: Belgjika, Uellsi, Çekia, Bjellorusia, Estonia
Grupi F: Danimarka, Austria, Skocia, Izraeli, Ishujt Faroe, Moldavia,
Grupi G: Holanda, Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia, Gjibraltari,
Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusia, Sllovenia, Qipro, Malta
Grupi I: Anglia, Poloni, Hungaria, Shqipëria, Andorra, San Marino,
Grupi J: Gjermania, Rumania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia, Lihtenshtejn
Fushata eliminatore do të nisë më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 16 nëntor, duke e ngjeshur jo pak kalendarin, teksa përpara kemi edhe Kampionatin Europian. Dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off. Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror. /abcnews.al