Pas 12 muajve të gjatë konfliktesh, trazirash politike dhe sfidash ekonomike, bota mirëpriti vitin e ri 2026 me spektakël fishekzjarresh.
Nga Zelanda e Re në Shtetet e Bashkuara, qytetarët shijuan shfaqjet shumëngjyrëshe me shpresën e një viti me të qetë e më të begatë.
Egjipti ofroi pamje spektakolare, me fishekzjarret që ndriçuan qiellin sipër piramidave historike. Ndërkohë në Dubai, në ndërtesën me të lartë në botë Burj Kahlifa, dritat dhe fishekzjarret shënuan ndërrimin e viteve.
Spektakël shumëngjyrësh ofruan edhe Londra e Parisi, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të pritur vitin e ri 2026.
Ndërkohë në anën tjetër të oqeanit, ndërrimi i viteve u prit gjithashtu me feste. Në Nju Jork në Times Sqaure u numërua mbrapsht derisa akrepat trokitën 12.
Më tej në Las Vegas viti i ri 2026 u prit me spektakël fishekzjarresh dhe me qindra njerëz që ishin mbledhur nëpër rrugë dhe sheshe.
Kështu bota mbylli një vit të gjatë sfidash, që ndryshuan politikën globale dhe sollën ndryshime rrënjësore, teksa shpresa e të gjithëve është që 2026 t’u japë fund konflikteve dhe të jetë një vit me paqësor./abcnews.al


