Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta “gardiani” malazez i portës

schedule14:14 - 15 Qershor, 2024

schedule 14:14 - 15 Qershor, 2024

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune. “Gardiani” 26-vjeçar i portës së Millwall, skuadër e cila militon, në Championship-in anglez, Matija Sarkic ka ndërruar jetë, pas disa problemeve shëndetësore, që e shoqëronin prej disa kohësh tashmë.

Portieri malazez, debutoi në vitin 2019 me Kombëtaren e Malit të Zi, teksa në datën 5 qershor ishte titullar në miqësoren ndaj Belgjikës. Sfidë ku ishte më i miri i skuadrës së tij, pavarësisht se skuadra e tij pësoi dy herë pas golave të Kevin De Bruyne e Leandro Trossard.

“Të gjithë në klub dërgojnë gjithë dashurinë dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Matijas në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtuar. Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë moment. Dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes së Matijas”,- lexohet në komunikatën e Millwall. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!