Boston ndalet në Indiana, skuadra më e mirë në NBA detyrohet të dorëzohet

schedule10:36 - 9 Janar, 2024

schedule 10:36 - 9 Janar, 2024

Ishte një mbrëmje e veçantë në NBA. Ndeshjet e basketbollit amerikan do të luheshin në kujtim të Martin Luther King, pasi e hëna e tretë e janarit në SHBA është Dita kushtuar aktivistit. “Yjet” në parket nuk zhgënjyen dhe një ndeshje e veçantë u luajt në Indiana.

Skuadra vendase triumfoi ndaj liderit të sezonit të rregullt, Boston, në mënyrë dramatike 133-131. Suksesi ishte kolektiv, sepse asnjëri nga basketbollistët vendas nuk shkëlqeu veçanërisht, ndërsa të gjithë bashkë ishin të papërmbajtshëm.

Plot 7 prej tyre shënuan secili nga 11 deri në 26 pikë, dhe në total 107! Bennedict Mathurin ishte më i miri me 26 pikë, ndërsa Aaron Nesmith pati 17. Mathurin realizoi edhe gjuajtjet e lira vendimtare kur kishin mbetur edhe 0.6 sekonda deri në përfundim.

Për Bostonin nuk mjaftoi Jaylen Brown që shënoi 40 pikë, në një mbrëmje shumë të frymëzuar. Padyshim që u ndje mungesa e lojtarit më të mirët, Jayson Tatum, ndonëse letonezi Kristaps Porzingis luajti shumë mirë ashtu si edhe Holiday.

Të shtunën e kaluar, Celtics triumfuan ndaj Indianës në fushën e tyre dhe Tatum ishte i shkëlqyer, por këtë herë dëmtimi e ndaloi. Gjithsesi, Boston mbetet skuadra më e mirë e NBA-së deri tani, në krye të Konferencës Lindore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!