Bosnje Hercegovina merr masa në mbrojtje të refugjatëve

schedule09:23 - 1 Nëntor, 2018

schedule 09:23 - 1 Nëntor, 2018

Bosnje Hercegovina është prekur këtë vit nga valë e madhe e emigracionit të shtetasve nga vendet e Llindjes së Mesme dhe Afrika. Për të shmangur kthimin e fenomenit në krizë humanitare, autoritetet e Sarajevës kanë marrë masa duke dërguar refugjatët në qendra strehimore.

Bosnja është kthyer këtë vit në territorin kryesor të rrugëtimit të migrantëve në synimin e tyre për të arritur BE-në, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. Shteti ballkanik për këtë ka nisur marrjen e masave për të parandaluar atë që Kombet e Bashkuara kanë palajmëruar se mund të kthehet në “krizë humanitare” për mijëra migrantë, të cilët pavarësisht uljes së temperaturave kanë vazhduar të jetojnë në ambiente të jashtme duke shpresuar se do të mund të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Policia boshnjake ka dërguar me autobusë dhjetëra emigrantë që kanë jetuar në kufi me Kroacinë, në një qendër të migrantëve në veriperëndim të Bosnjës.

Autoritetet njoftuan se rreth 20,000 persona nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera kanë udhëtuar në territorin e Bosnjës këtë vit. Mirëpo Bosnja, shtet që përballet me probleme ekonomike dhe politike nuk ka pasur shumë interesim për të mirëpritur këta vizitorë. Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë këtij shteti për t’u përballur me fluksin e migrantëve, megjithatë, Bosnja ka qenë e ngadalshme në hapjen e qendrave të pranimit. Ndërkohë, fenomeni gjithnjë e në rritje i emigracionit ka rritur zemërimin mes banorëve lokalë. Policia e Bosnjës ka njoftuar javën e kaluar se nuk do të lejojë më shumë persona në veriperëndim të vendit, duke dërguar të paktën 700 persona në Sarajevë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!