Bosnje dhe Hercegovinë/ Një mjek pranon se ka fshehur qëllimisht në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës

schedule22:14 - 26 Shtator, 2023

schedule 22:14 - 26 Shtator, 2023

Teksa Bosnje dhe Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.

Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviç i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni, shkruan REL.

Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko.

Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995.

Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!