Një valë arrestimesh kanë ndodhur në Bosnje ku kanë rënë në pranga disa titullarë të institucioneve qeveritare.
Policia ka arrestuar Ministrin e Sigurisë së Bosnjes Nenad Nesic dhe gjashtë persona të tjerë të implikuar në krim të organizuar. Akuzat që rëndojnë mbi këta titullarë janë pastrimi I parave, shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Prokurori i shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë hetuar për korrupsion të dyshuar në kompaninë publike Roads of RS, ku Nesic ishte menaxher i përgjithshëm nga 2016-2020.
Menaxheri aktual i përgjithshëm i kompanisë, Milan Dakiç, u arrestua gjithashtu, si dhe Mladen Lucic, një anëtar i partisë Aleanca Popullore Demokratike e udhëhequr nga Nesic. Mediat lokale raportuan se Lucic ishte paditur për shpërdorim detyre ndërsa shërbente si deputet në një kuvend komunal.
Prokuroria nuk i identifikoi katër personat e tjerë në paraburgim. / abcnews.al