Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bosnja, në “qiellin e shtatë”/ Ballkanasit festojnë kualifikimin në finalet e Kupës së Botës

schedule12:50 - 1 Prill, 2026

schedule 12:50 - 1 Prill, 2026

Natyrisht që fillimi do të ishte në fushë. Bosnjë Hercegovina arriti një triumf të madh duke kaluar në finalet e Kupës së Botës, e madje me krenarinë që eliminoi një ekip katër herë kampion bote si Italia.

Futbollistët boshnjakë, nën udhëheqjen e kapitenit Edin Xheko, bënë fotot historike dhe brohoritën bashkë me tifozët, përpara sesa të merrnin rrugën për në qendër të Sarajevës.

U desh një udhëtim nga Zenica për në kryeqytet, ndërsa mijëra tifozë nuk e patën problem t’i prisnin duke mbushur rrugët dhe sheshet. Sarajeva, Mostari, Zenica dhe çdo qytet tjetër i Federatës ku jetojnë pjesëtarët e këtij kombi, pati një ditë të tillë feste që nuk do të harrohet lehtë.



Madje nuk do të harrohet kurrë. Është hera e dytë që Bosnjë-Hercegovina shkon në finalet e Kupës së Botës, pasi ia doli për herë të parë në 2014 në Brazil. Meritë e madhe e skuadrës së drejtuar nga trajneri Sergej Barbarez. Meritë e madhe e kapitenit Xheko, 40 vjeç, rekordmen me kombëtaren me 148 ndeshje dhe 73 gola.

Sulmuesi I shquar mbajti një fjalim në ballkonin përpara Sheshit të Flakës së Pashuar, që mbahet ndezur për nder të heronjve të kombit. Xheko falenderoi shokët, trajnerin Barbarez, dhe tifozët që kishin ardhur dhe premtoi se do t’i nderojnë në Amerikën e Veriut. Festa vazhdoi me sfilatat e pashmangshme me makina në Sarajevë e kudo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!