Borxhin e denoncoi si vjedhje/ Tiranë, procedohet 27-vjeçari, nën hetim edhe dy personat që i morën paratë me forcë

schedule11:41 - 16 Janar, 2025

schedule 11:41 - 16 Janar, 2025

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia në Tiranë.

Një 27-vjeçar u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ”Njoftimi i rremë në organet e rendit”. Ndërsa dy shtetas të tjerë, një 43-vjeçare dhe një 19-vjeçar, u proceduan për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

Ata i kanë marrë me vetëgjyqësi një sasi parash shtetasit 27-vjeçar.

Ai, këtë shumë parash ja kishte borxh 43-vjeçares, dhe më pas ky shtetas e ka raportuar në Polici marrjen e parave nga këta dy shtetas si vjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!