Borxhe e mosshlyerje pagesash: Si përfundoi tek plumbi konflikti mes dy biznesmenëve në Tiranë

schedule10:54 - 13 Janar, 2021

schedule 10:54 - 13 Janar, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga përplasje mes dy biznesmenëve të ndërtimit tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë, ku për pasojë mbetën dy persona të plagosur dhe një i lënduar. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se historia e konfliktit mes biznesmenëve Albert Allmuça dhe Sino Llanaj është i hershëm.

Dy bashkëpronarët kanë akuzuar njëri-tjetrin për mos kryerje pagesash të përbashkëta. Po ashtu, si shkak i këtij konflikti disa muaj më parë,a ta kanë bllokuar edhe rrugën kryesore të zonës me kamionë në mënyrë që të mos vijonte ndërtimi i objektit.

Lexo edhe: Sot u plagos me armë nga ortaku, pamjet e rrahjes së ndërtuesit Sino Llanaj javën e shkuar

Mosmarrëveshjet mes dy pronarëve kanë bërë që afati i përfundimit të pallatit të shtyhet, e për pasojë banorët që kanë blerë hyrje kanë protestuar të shtunën. Duke iu kthyer ngjarjes së sotme, i plagosur ka mbetur edhe roja i objektit i cili ka marrë goditje me grushte në trup edhe në kokë.

Ai është dërguar në spital për kujdes shëndetësor ndërsa bashkë me këmbësorin Klodjan Gomina, që mori një plumb në këmbë dhe Llanajn, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I vetmi që u gjet në vendin e ngjarjes nga policia ishte këmbësori i plagosur, ndërsa Llanaj ishte nisur vetë drejt spitalit.

Policia është në kërkim të autorit Albert Allmuça. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!