Përfaqësuesi i BE Josep Borell do të zhvillojë një vizitë dyditore në Austri. Borell do të marrë pjesë në disa takime dhe diskutime mbi marrëdhëniet e BE e Ballkanin Perëndimor.
Gjatë kësaj vizite do të gjithashtu edhe me autoritetet austriake, duke përfshirë Presidentin Alexander van der Bellen, në Vjenë.
Gjatë Forumit, Përfaqësuesi i Lartë do të marrë pjesë në sesione pune dhe diskutime me Ministrin e Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Ata do të shkëmbejnë mendime mbi bashkëpunimin midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në politikën e jashtme dhe të sigurisë, si dhe mbi zgjerimin e BE-së.
/abcnews.al/