Borrell: Sulmi rus në Odesa është barbar

schedule22:22 - 30 Shtator, 2023

schedule 22:22 - 30 Shtator, 2023

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesës në Detin e Zi.

Borrell ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar lufta, duke përfshirë lagjen e vjetër të Odesës dhe Katedralen historike Ortodokse të Shndërrimit, e cila u dëmtua rëndë në korrik, shkruan Al Jazeera.

Infrastruktura portuale që është kyçe për eksportet e grurit të Ukrainës është goditur gjithashtu kohët e fundit nga sulmet ajrore ruse. Ndërsa vizitoi vendin e katedrales, Borrell e quajti sulmin ndaj qytetit “barbar”.

“Ky është një shembull i mirë se si Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën,” tha Borrell, duke treguar rrënojat pas tij në një video të publikuar nga
agjencia e tij./abcnews.al