Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesës në Detin e Zi.
Borrell ka parë nga afër dëmet që ka shkaktuar lufta, duke përfshirë lagjen e vjetër të Odesës dhe Katedralen historike Ortodokse të Shndërrimit, e cila u dëmtua rëndë në korrik, shkruan Al Jazeera.
Infrastruktura portuale që është kyçe për eksportet e grurit të Ukrainës është goditur gjithashtu kohët e fundit nga sulmet ajrore ruse. Ndërsa vizitoi vendin e katedrales, Borrell e quajti sulmin ndaj qytetit “barbar”.
“Ky është një shembull i mirë se si Rusia po përpiqet të shkatërrojë Ukrainën,” tha Borrell, duke treguar rrënojat pas tij në një video të publikuar nga
agjencia e tij./abcnews.al
HR/VP @JosepBorrellF is in the proud city of ?? Odesa. Follow the remarks at the Transfiguration Cathedral https://t.co/3h6T82Gd32
— European External Action Service – EEAS ?? (@eu_eeas) September 30, 2023