Borrell: Situata humanitare në Gaza, më e keqja që kemi parë ndonjëherë

schedule09:06 - 22 Janar, 2024

schedule 09:06 - 22 Janar, 2024

Situata humanitare në Rripin e Gazës është më e keqja që kemi parë ndonjëherë, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Që tani e tutje nuk do të flas për procesin e paqes, por dua një proces zgjidhjeje me dy shtete”, tha Borell, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se 25,000 palestinezë ishin vrarë që nga fillimi i luftës, me shefin e OKB-së, António Guterres që e përshkroi shkallën e vrasjeve civile si “zemërthyese dhe krejtësisht të papranueshme”.

Deri më tani, konflikti ka zhvendosur afërsisht 85% të 2.4 milionë banorëve të Gazës. Shumë janë zhvendosur në Khan Yunis dhe Rafah pasi Izraeli urdhëroi civilët në veri të evakuoheshin në fillim të luftës.

Shumica janë të mbushura në strehimore, ku ushqimi, uji, karburanti dhe kujdesi mjekësor janë të kufizuara. Zyrtarët e ndihmës që kanë vizituar Gazën thonë se turma në jug është pothuajse e paprecedentë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!