Borrell-Serbisë: Ruajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën drejt BE-së

schedule22:15 - 22 Maj, 2023

schedule 22:15 - 22 Maj, 2023

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kujtuar Serbisë se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE.

Ai ka folur në Bruksel, pas takimit të ministrave të bllokut, ku gjithashtu kërkuar zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është rruga e vetme drejt normalizimit.

Borrell ka thënë se në takim kanë diskutuar për ndikimin e Rusisë e cila po përpiqet të devijojë rrugën evropiane të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Dua të përmend Serbinë, se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se tensionet dhe provokimet duhet të marrin fund.

Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes, është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Dhe atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit gjithashtu duhet të ndalojë“, ka thënë ai./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!