Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Borrell: Rusia po humbet terren në komunitetin ndërkombëtar

schedule08:39 - 1 Shtator, 2023

schedule 08:39 - 1 Shtator, 2023

Rusia po “humb terren në komunitetin ndërkombëtar” pasi sulmet e Moskës ndaj furnizimeve me drithëra ukrainase ndikojnë në vendet shumë larg konfliktit.

Kështu u shpreh kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan CNN.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Bruksel pas një takimi të ministrave të jashtëm evropianë, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përmendi Samitin e 2-të Rusi-Afrikë të mbajtur në korrik si një “dështim diplomatik” për Moskën.



“Takimi mes Rusisë dhe liderëve afrikanë ishte një dështim i plotë diplomatik dhe mendoj se Rusia po humbet terren në komunitetin ndërkombëtar”, tha Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!